Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit në kuadër të referendumit të organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë për kryetarin e PDSh- së me të vetmin kandidat Sali Berisha.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të vijojë deri në orën 18:00 në të gjitha qendrat e votimit të ngritura në degët e kësaj force politike në vend.
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qarkun e Fierit pritet pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarësisë demokratike.
Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive, ndërsa pjesëmarrja e pritshme në votime llogaritet rreth 70%.
Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë dhe pritet të votojë mbi 60% e anëtarësisë.
Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja e pritshme është rreth 60%.
Ndërkohë, në Rroskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë dhe pritet pjesëmarrje mbi 60%.
Edhe në Lushnjë procesi pritet të jetë aktiv. Lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të kalojë 55%.
Procesi i votimit ka nisur normalisht edhe në degën e Divjakës ku pritet të votojne 600 anëtarë.
Nderkohë kujtojmë se në Roskovec , Patos e Mallakastër zgjedhjet për kryetarin e ri të degës u zhvilluan rreth tre javë më parë ndërkohë që në Lushne, Divjakë e Fier ende jo. Në degën e Fierit me një vendim të posaçem té firmosur nga kreu i PD- së Sali Berisha dhe sekretari i perghithshëm Flamur Noka u ngrit nje grup pune prej 43 anëtarësh që zëvendësoi strukturat drejtuese të cilat pasuan me një dorëheqje pas disfatës së thellë në zgjedhjet e 11 Majit.