Fieri ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me një festë spektakolare në bregdetin e Darëzezës.

Fieri ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me një festë spektakolare në bregdetin e Darëzezës.
Qindra qytetarë dhe vizitorë nga qytete të tjera, iu bashkuan aktiviteteve festive të organizuara përgjatë fundjavës, duke shijuar koncertet me muzikë live, garat me kuaj, aktivitetet sportive dhe ndeshjet e boksit.
Pjesëmarrja e lartë është cilësuar si një ogur i mire për sezonin veror nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili u shpreh se përveç atmosferës festive, bashkia ka marrë masa konkrete për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Sipas tij, krahas plazheve të Semanit dhe Darëzezës, surpriza e këtij sezoni pritet të jetë zona e Pishë-Poros, e konsideruar si një nga perlat e bregdetit të Fierit.

Drejtuesja politike e PS ne qark Belinda Balluku tha se qeveria dhe pushteti vendor kanë bashkëpunuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për pushuesit. Ajo theksoi se bregdeti i Fierit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga turistët vendas dhe të huaj, falë investimeve dhe promovimit të zonës.

Në të gjithë vijën bregdetare të Fierit operojnë rreth 100 subjekte private, ndërsa këtë sezon do të jenë funksionale 6 plazhe publike, të monitoruara edhe nga roje bregdetare.
Pushuesit që zgjodhen Darëzezën kete fundjave, vleresojne pastërtinë e rërës dhe çmimet konkuruese, duke e cilesuar kete plazh, një alternativë me ekonomike krahasuar me plazhet e jugut.

Gjatë gjithë fundjavës në Darëzezë do të zhvillohen aktivitete festive dhe shfaqje me artistë nga Shqipëria dhe Kosova.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033