Justin Bieber shqetëson fansat me postimin e tij enigmatik në Instagram

Justin Bieber ka shkaktuar sërish shqetësim te ndjekësit e tij me një postim enigmatik në Instagram, i cili flet për sfidat që po kalon në menaxhimin e emocioneve të tij.

Këngëtari ka ndarë një mesazh të thellë dhe reflektues, shoqëruar me këngën melankolike “I Hate U” nga SZA, e cila ka përforcuar dyshimet për shëndetin e tij mendor.

Postimi i Bieber përmban një tekst ku ai shpreh ndjenjat e tij të brendshme, duke shkruar: “Gjithmonë më kanë thënë që në fëmijëri të mos urrej, por kjo më bëri të mendoj se nuk po më linin ta ndjeja, kështu që nuk i thashë askujt që e ndjeva.” Këngëtari shkon më tej, duke shtuar: “Më bëri të mendoj se po mbytesha dhe se isha i pasigurt për ta pranuar atë. Unë mendoj se ne mund ta luftojmë urrejtjen vetëm kur e pranojmë fillimisht se ajo ekziston. Si të mos ndjejmë urrejtje nga gjithë kjo goditje që kemi përjetuar?”

Ky postim ka shkaktuar shqetësime të mëdha te fansat, duke i bërë ata të spekullojnë mbi shëndetin mendor të Justin-it. Ky nuk është hera e parë që këngëtari shpreh shqetësimet e tij, pasi pak ditë më parë ai ndau një tjetër mesazh në Instagram, ku fliste për “sindromën e mashtruesit” që ndien për shkak të famës së tij të papritur.

Në mes të këtyre postimeve të brendshme, është raportuar se Justin dhe bashkëshortja e tij, Hailey, janë duke shqyrtuar mundësinë e largimit nga Hollywood-i. Ata kanë shprehur dëshirën për të jetuar jashtë Shteteve të Bashkuara, dhe më konkretisht në Evropë, për të gjetur një jetë më të qetë dhe larg vëmendjes së mediave.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, Justin dhe Hailey janë duke kërkuar një shtëpi në Evropë, pasi ata dëshirojnë të largohen nga presioni i jetës publike dhe të kalojnë kohë në një mjedis më të qetë. “Ata duan të shijojnë një jetë më të thjeshtë,” ka thënë burimi për “US Sun”. Gjithashtu, është theksuar se ata kërkojnë një ritëm jetese më të ngadaltë dhe një mundësi për t’u rilidhur si çift, larg zhurmës së Hollywood-it.

Ky lajmi ka ngjallur më shumë spekulime mbi jetën private të çiftit dhe marrëdhënien e tyre. Kohët e fundit, fansat kanë vënë re disa sjellje të çuditshme nga ana e Justin-it, duke e bërë atë të shprehë dëshirën për të kaluar pjesën më të madhe të vitit jashtë Amerikës së Veriut. “Ata na thanë se duan të shkëputen,” ka përfunduar sekseri i cili ka folur për Page Six.

Një lëvizje e tillë do të ishte një hap i madh për çiftin, pasi do t’u ofronte mundësinë për t’u larguar nga vëmendja e mediave dhe për t’u rikthyer tek një jetë më personale dhe të qetë. Për fansat, kjo është një situatë që mbetet për t’u ndjekur nga afër, pasi shëndeti mendor dhe mirëqenia e Justin Bieber mbeten prioritet kryesor.

Ndaj Postimin: