Institucionet arsimore “Numani” nisin vitin e ri shkollor.

Institucionet arsimore “Numani” kanë hapur dyert për nxënësit e arsimit parashkollor, 9-vjeçar dhe të mesëm, duke nisur kështu një tjetër vit shkollor me synimin për t’u ofruar fëmijëve dhe të rinjve një mjedis të përshtatshëm për arsimim, edukim dhe formim.
Ceremonia e nisjes së vitit të ri shkollor është shoqëruar me një atmosferë festive dhe urime për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
Fjalën e mirëseardhjes e ka mbajtur drejtoresha dhe administratorja e institucioneve arsimore “Numani”, Suzana Numani, e cila ka përcjellë urimet për një vit të suksesshëm shkollor dhe ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

Në vijim kanë marrë fjalën edhe drejtueset e shkollës 9-vjeçare dhe të arsimit të mesëm, të cilat janë ndalur te mundësitë dhe programet që ofron institucioni për edukimin dhe formimin e nxënësve.

Krahas procesit mësimor, në fokus është vendosur edhe zhvillimi i aftësive, talenteve dhe personalitetit të çdo nxënësi, duke synuar krijimin e një klime ku fëmijët dhe të rinjtë të ndihen të mbështetur dhe të motivuar për të mësuar.
Me nisjen e vitit të ri shkollor, institucionet arsimore “Numani” përcjellin mesazhin e një viti të ri me objektiva të reja dhe me përkushtim për cilësinë e arsimit dhe edukimit të brezit të ri.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033