Rreth 400 nxënës rikthehen në bankat e shkollës “Liri Gero” në Fier.

Shkolla “Liri Gero” në Fier ka hapur dyert për rreth 400 nxënës, të cilët nisin vitin e ri shkollor 2026–2027.
Ceremonia e mirëseardhjes u zhvillua në mjediset e këtij institucioni arsimor, ku veçanërisht u pritën nxënësit e klasave të para, për të cilët kjo ditë shënon edhe hapin e parë në rrugëtimin e tyre shkollor.
Në aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Bashkinë Fier, Elona Ruko, e cila vlerësoi stafin pedagogjik dhe cilësinë e procesit mësimor në këtë institucion, të konsideruar ndër shkollat elitare të qytetit.

Drejtoresha e shkollës “Liri Gero”, Silvana Sota, uroi nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë nxënësve të klasave të para. Ajo falënderoi prindërit për besimin dhe theksoi se kushtet bashkëkohore të shkollës, së bashku me profesionalizmin e stafit pedagogjik, krijojnë premisa për një proces cilësor mësimor dhe edukativ.

Një risi e këtij viti shkollor është edhe zbatimi i programit “Pas shkolle”, i cili synon t’u krijojë nxënësve të sistemit të ciklit të ulët mundësinë për të qëndruar në shkollë pas përfundimit të orarit mësimor, për të studiuar dhe kryer detyrat nën kujdesin e stafit.
Programi synon t’u vijë në ndihmë nxënësve dhe prindërve, duke kombinuar mbështetjen në procesin mësimor me një organizim më të përshtatshëm të kohës pas mësimit.
Sipas drejtoreshes Silvan Sota shkolla “Liri Gero” e nis vitin e ri meismore me rreth 400 nxënës, një staf të angazhuar dhe objektivin për të vijuar punën në drejtim të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033