Fier, shtohen inspektimet për shkeljet e kushteve të punës, në një muaj 15 subjekte u penalizuan nga Inspektoriati i punës

Sezoni veror po shoqërohet me kontrolle intensive të bizneseve në qarkun e Fierit. Të dhënat nga Inspektoriati i Punës flasin për një tendencë në rritje të punësimeve pa kontratë pune në këtë periudhë veçanërisht në sektorin e shërbimeve. Sipas shifrave zyrtare të Inspektoriatit në Fier, që nga fillimi i korrikut, nga 30 subjekte të inspektuara, 15 janë gjetur me shkelje.

Konkretisht janë gjetur 15 punëmarrës të padeklaruar (informalë), të cilët, si rezultat i ndërhyrjes së inspektorëve, u regjistruan në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre inspektimeve u zhvillua në subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e hotelerisë, bareve, restoranteve dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.

Për shkeljet e konstatuara u morën 15 masa urgjente administrative për pezullimin e punës deri në regjistrimin e punëmarrësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Gjithashtu, u vendosën 15 masa paralajmëruese dhe 2 masa administrative me gjobë, në vlerën totale prej 200.000 lekësh, për shkelje të legjislacionit të punës, që lidhen me punën në ditët e pushimit javor, kryerjen e orëve shtesë dhe shkelje të tjera të dispozitave të Kodit të Punës.

Punësimi i padeklaruar ose mosregjistrimi i punëmarrësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
mungesa ose parregullsitë në kontratat individuale të punës, puna jashtë orarit dhe e papaguar janë shkeljet kryesore që pundhënësit kryejnë gjatë sezonit veror

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033