Një aksident ka ndodhur pak minuta më pare në unazën e Patosit. Dy automjete tip” Benz” me drejtues shtetasin L. M, dhe një mjet tip” Citroen” me drejtues shtetasin T. M, janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasojë e goditjes së fortë , bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “ Citroen” janë lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca të cilat i kanë transportuar menjëherë drejt siptalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.
Aksident ne unazen e Patosit, femija dhe nena te plagosur