Aksident i Katërfishtë ne Elbasan!

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e përplasjes.

Raportohet se nga aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033