Fermerët e Kuçovës kërkojnë mbështetje më shumë për prodhimin vëndas .
Këto pamje i përkasin serrave të fermerit Ylli Doksani, të Njësia Administrative Kozare, Bashkia Kuçovë. Ai ka për kêtë sezon ka kultivuar rreth 3 dynym sera me spec, një kulturë që tregtohet në tregun vendas, eksportohet dhe furnizon edhe industrinë përpunuese, kryesisht në Kosovë.
Aktualisht, një kilogram spec blihet nga pikat e grumbullimit me 40 deri në 50 lekë. Megjithatë, sfida më e madhe për fermerët mbetet tregu dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Prej më shumë se dy dekadash, fermerët e zonës fushore dhe kodrinore të fshatit Sallcë Kozare janë përqendruar në kultivimin e specit, duke e kthyer atë në një nga kulturat kryesore bujqësore të zonës.
Fermerët shprehen se çmimi aktual nuk ështe i mjaftueshëm përballon kostot e larta të prodhimit. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga institucionet bujqësore, pasi shpenzimet për punimin e tokës, plehrat kimike, trajtimet dhe ujitjen janë rritur ndjeshëm.
Kultivimi i specit kërkon kujdes të përditshëm dhe prani të vazhdueshme të fermerit në sera, ndaj prodhuesit kërkojnë politika që të mbështesin bujqësinë dhe të garantojnë një treg më të qëndrueshëm për prodhimin vendas.