Evis Sala dha dorëheqjen, deputetja Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Evis Sala dha dorëheqjen, deputetja Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Kryeministri Edi Rama ia ka besuar drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deputetes nga Durrësi dhe kardiologes Klodiana Spahiu.

Propozimi i kryeministrit Edi Rama do t’i dërgohet fillimisht Presidentit Bajram Begaj i cili duhet ta dekretojë brenda 7 ditëve. Më pas dekreti i kreut të shtetit i kalon Kuvendit për votim dhe i hapet rrugë betimit të Spahiut.
Lëvizja erdhi pas pas dorëheqjes së Evis Salës, ministres më jetëshkurtër të Shëndetësisë të mandateve të qeverisë Rama nga 2013-a. Pa bërë ende një vit në detyrë, Sala njoftoi dje në mbledhjen e qeverisë dorëheqjen, me argumentin se do të vazhdojë karrierën e saj shkencore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033