Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe të vendit.

Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Dibër, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit nuk priten reshje dhe moti do të jetë më i qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit pritet të luhaten në këto vlera:

Në zonat bregdetare: 23°C deri në 37°C

Në vendet e ulëta: 20°C deri në 36°C

Në zonat malore: 16°C deri në 31°C

Sa i përket erës, ajo pritet të jetë me intensitet të lehtë deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe ato malore, për momente, era mund të forcohet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033