Ergys Agasi transferohet në Burgun e Fierit

Pas transferimitntë kryebashkiakut Erion veliaj në burgun e Fierit një tjetër ish zyrtar që ndodhet në paraburgim i hetuar për disa vepra penale, pritet të transferohet në burgun e Fierit. Burime jo zyrtare nga IEVP Fier thanë se njoftimi për transferimin e Agasit është bërë pasditen e së mërkurës por zyrtarisht destinacioni i transferimit të Agasit nuk është bërë i ditur. Burime thanë se arsyeja e transferimit të agasit në Fier është për t,i siguruar të paraburgosurit kushte më të larta sigurie. Burgu i Fierit ka kapacitet për 900 persona dhe duke qënë i ndërtuar vitet e fundit siguron kushte më të mira sigurie dhe qëndrimi për të dënuarit ose shtetasit që janë në pritje të gjykimit

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033