Është zbardhur motivi i dyshuar i vrasjes së Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në një pus në Longiano të Italisë.

Është zbardhur motivi i dyshuar i vrasjes së Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në një pus në Longiano të Italisë.

Sipas medias italiane Teleromagna, 29-vjeçari Daniele Sartini ka pranuar para hetuesve autorësinë e krimit.

Hetimet tregojnë se shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh prej rreth 1 mijë eurosh, i lidhur me furnizimin me kokainë, të cilin italiani ia kishte shqiptarit.

Mbrëmjen e 7 tetorit, dy personat ishin takuar për të sqaruar borxhin, por debati përfundoi tragjikisht. Sipas rindërtimit të hetuesve, Sartini e qëlloi Denaldon tri herë me pistoletë, fshehu trupin në një pus rreth 10 metra të thellë dhe më pas i vuri flakën makinës së tij për të zhdukur gjurmët.

Denaldo la pas bashkëshorten dhe vajzën vetëm një vjeçe. Ai punonte si bojaxhi dhe jetonte me familjen në Itali.

29-vjeçari ndodhet në burg, në pritje të vendimit të gjykatës për konfirmimin e ndalimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033