Dorëheqje e papritur në Kadastrën e Elbasanit/ Everest Gazheli largohet vetëm 3 orë pas emërimit, ja kush e zëvendëson
Një zhvillim i papritur është regjistruar në drejtimin e Kadastrës në Elbasan, ku Everest Gazheli ka dhënë dorëheqjen nga detyra vetëm tre orë pasi ishte emëruar në krye të institucionit.
Pas largimit të tij, në këtë post është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët ushtronte detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).
Dorëheqja e Gazhelit vjen vetëm pak orë pas emërimit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.