Alarm i rremë në Gjykatën Administrative të shkallës së parë Lushnje

Alarm i rremë në Gjykatën Administrative të shkallës së parë lushnje.
Policia e Lushnjes kontroll ambjentet e gjykatës adminsitative të shkallës së parë Lushnje.
Pas emailit që kishte mbërritur në këtë gjykatë, efektivët e policisë së krimeve Lushnje kanë mbërritur në ambjentet e gjykatës.
Fillimisht kanë evakuuan personelin e gjykatës dhe më pas kanë kontrolluar të gjitha ambjentet e saj.
Kontrolli ka qenë jo vetëm fizikisht por edhe me qenin e specializuar antieksploziv që ka policia e Lushnjes.
Pasi nuk kanë gjetur asgjë dhe janë kontrolluar gjithë ambjentet ka rezultuar se alarmi ka qenë i rremë.
Personeli ka hyrë në ambjentet e gjykatës përsëri për të vazhduar punën normalisht pas përfundimit të kontrollit dhe verifikimeve nga policia.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033