Çfarë e shtyn një të ri të qëndrojë, të përballet dhe të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri?
Këtë të shtunë, “Personazhe në Fokus” sjell një bisedë ndryshe, pa filtra dhe pa tabu.
I ftuari i radhës është Marjano Prifti, djali nga Kuçova që vjen përballë gazetarit Ndriçim Gjoshi, për të rrëfyer një rrugëtim mes angazhimit, profesionit dhe përvojave që kanë lënë gjurmë.
Nga angazhimi rinor, te përvoja studentore dhe ndërkombëtare, eksperienca në Bruksel dhe përkushtimi ndaj sigurisë dhe qytetarëve.
Një bisedë ku politika nuk shihet vetëm përmes deklaratave, por përmes realitetit dhe përvojës personale.
Angazhimi në Partinë Socialiste, drejtësia, të rinjtë dhe largimi i tyre nga Shqipëria janë disa prej temave që marrin përgjigje në këtë përballje.
Çfarë mendon një i ri për realitetin shqiptar?
Pse shumë të rinj zgjedhin largimin?
Dhe a mund të ndërtohet e ardhmja këtu, përmes punës, përkushtimit dhe karakterit?
Përgjigjet vijnë në një rrëfim të drejtpërdrejtë, bardhë e zi, ku Marjano Prifti flet për rrugën që ka përshkuar dhe sfidat që e kanë shoqëruar.
Sepse suksesi nuk matet vetëm me vendin ku arrin, por me rrugën që ke bërë për të mbërritur atje.
“Personazhe në Fokus”
Këtë të shtunë | 21:00
TV Apollon
Një personazh. Një rrugëtim. Një realitet.
Mos e humbisni.