Protesta e banorëve të Divjakës që kundërshtojnë projektin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë Divjakë këtë mbrëmje shënoi ditën e 12 të saj.
Edhe mbrëmjen e sotme, ata pak folës që u ngjitën tek mikrofoni kërkuan që protestës ti bashkohet edhe administrata e bashkisë por edhe qytetarë të tjerë për të ushtruar presion mbi qeverinë që të tërhiqet nga projekti që e shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen. Mbrëmjen e së martës, krahasuar me ditët e tjera si numri i protestuesve e po ashtu edhe i folësve ka qenë më i paktë.
Në fund gjatë marshimit nuk munguan thirrjet drejt banorëve të tjerë për t’ju bashkuar protestës.