Dikur 50, sot vetëm 6 familje – fshati që po zbrazet.

Dikur 50, sot vetëm 6 familje – fshati që po zbrazet.

Dikur në këtë fshat jetonin rreth 50 familje. Sot kanë mbetur vetëm 6.

Fshati Terpan, në lagjen “Parskuar”, rreth 28 kilometra larg qytetit të Beratit, po përballet me një realitet të dhimbshëm: largimin masiv të banorëve.

Ata pak që kanë zgjedhur të qëndrojnë, merren kryesisht me blegtori dhe bujqësi, duke ruajtur ende traditat dhe prodhimet e zonës.

Pas ndërtimit të rrugës Berat–Ballaban–Këlcyrë, kjo zonë ka fituar një tjetër mundësi për t’u vizituar dhe zhvilluar. Mes maleve shtrihet një peizazh i rrallë, me natyrë të paprekur, pemë frutore dhe produkte të përgatitura në mënyrë tradicionale e bio.

Por bukuria e kësaj zone përballet me një problem të madh: mungesën e banorëve.

Sot, rrugicat e fshatit dëshmojnë një jetë që dikur ishte e gjallë. Janë kryesisht të moshuarit ata që mbajnë gjallë kujtimet e një kohe kur këtu punohej në bujqësi, blegtori dhe pemëtari.

Çdo shtëpi, çdo rrugicë dhe çdo pemë frutore duket sikur tregon historinë e një fshati që dikur kishte jetë, punë dhe familje.

Sot, Terpani mbetet në udhëkryq: mes një natyre të jashtëzakonshme që mund të sjellë zhvillim dhe një realiteti ku largimi i banorëve rrezikon ta lërë këtë fshat gjithnjë e më të zbrazët.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033