Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak momente më parë në zonën e kalasë, ku një kamionçinë ka goditur barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, në pjesën e plazhit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.