Projektligji i ri për ushqimin, ndryshime në etiketimin dhe informimin e konsumatorëve.

Informimi i konsumatorëve për produktet ushqimore pritet të marrë një rëndësi të veçantë përmes projektligjit të ri “Për ushqimin”, i cili parashikon ndryshime në mënyrën e përcaktimit dhe deklarimit të informacionit të detyrueshëm në etiketat e produkteve.

Projektligji përcakton shprehimisht detyrimin për deklarimin e substancave që mund të shkaktojnë alergji ose intolerancë, si dhe të vlerave ushqyese të produkteve. Ndërkohë, informacioni për origjinën e ushqimit do të deklarohet në rastet e përcaktuara nga legjislacioni përkatës.

Ky ndryshim vjen në një kohë kur në tregjet tona ende hasen produkte me etiketa të paplota, ku mungojnë të dhëna të rëndësishme për përbërësit, cilësinë, vlerat ushqyese dhe origjinën e tyre.

Për konsumatorët, mungesa e këtij informacioni e bën më të vështirë zgjedhjen e produkteve të sigurta dhe të përshtatshme për nevojat e tyre, veçanërisht për personat që vuajnë nga alergjitë apo intolerancat ushqimore.

Përmes rregullave të reja synohet rritja e transparencës dhe përgjegjësisë së prodhuesve, importuesve dhe tregtarëve, duke vendosur standarde më të qarta për informacionin që duhet të shoqërojë çdo produkt ushqimor.

Zbatimi dhe kontrolli i këtyre standardeve mbetet thelbësor për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe garantimin e së drejtës së konsumatorit për t’u informuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033