Aksident i rëndë në Shkodër, 6 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar 6 persona.

Sipas informacionit paraprak të policisë, të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Njëri prej tyre, shtetasi D. R., 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033