Dalja në treg e perimeve të dyta në qarkun e Fierit, ka tejkaluar pritshmëritë e tregtarëve me sasinë dhe cilësinë e produkteve. Teksa pritej prodhim të dobët për shkak të kushteve të motit por edhe uljes së sipërfaqjeve të mbjella me perime të dyta, tregjet janë plot kurse çmimet të krahasueshme me ato të verës, kur prodhimi i perimeve shënon kulmin
Numri i produkteve që mbajnë etiketën ” fushe” është gjithashtu i lartë krahasuar me nëntorin e kaluar. Sipas tregtarëve ka superprodhim në perimet e dyta kurse problemi i vetëm mbetet fuqia e ulët blerëse
Sipas të dhënave zyrtare, në qarkun e Fierit u mbollën 2500 ha tokë me perime të dyta nga të cilat 600 ha në sera. Produkti kryesor janë domatet, trangujt, lakra, spinaqi dhe qepët e freskëta. Sipërfaqja me perime të dyta këtë sezon i tkurr me afërsisht 50% krahasuar me dy vitet e kaluar.
Gjatë viteve 2024-2025 në nivel qarku, u mbollën afërsisht 4400 deri në 5000 ha me perime te dyta.