MBETJET E FABRIKAVE TË PËRPUNIMIT TË ULLIRIT NË LUSHNJË, NË VËZHGIMIN E INSPEKTORATIT TË MJEDISIT.

Me nisjen e sezonit të prodhimit të vajit të ullirit, mbi 30 fabrika përpunimi në zonën e Lushnjës kanë nisur aktivitetin. Por bashkë me prodhimin rikthehet edhe shqetësimi për mënyrën e trajtimit të mbetjeve që dalin nga ky proces.

Në disa raste, këto mbetje shkarkohen pothuajse të papërpunuara në mjedis, duke përfunduar në kanale kulluese, përrenj dhe rrjedha ujore.

Shqetësimi lidhet me zbatimin e proceseve të trajtimit, si dekantimi, si dhe me masat që duhet të marrin subjektet për të shmangur ndotjen.

Pasojat e mundshme nuk kufizohen vetëm te ujërat sipërfaqësore, pasi mbetjet mund të depërtojnë edhe në tokë, duke rrezikuar ujërat nëntokësore dhe tokat bujqësore.

Për të mësuar se çfarë masash po ndërmerren dhe si po monitorohet situata, iu drejtuam specialistes së mbrojtjes së mjedisit pranë Bashkisë Lushnjë, Irena Sinani, e cila shpjegon mënyrën e ndjekjes së këtij aktiviteti nga strukturat përgjegjëse.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kontrollet do të shoqërohen edhe me masa konkrete ndaj subjekteve që mund të konstatohet se shkelin rregullat mjedisore.

Prodhimi i vajit të ullirit është një aktivitet i rëndësishëm ekonomik për zonën, por zhvillimi i tij nuk mund të bëhet në kurriz të mjedisit dhe shëndetit të komunitetit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033