Në qytetin e Novarës,në Itali,më 7 nëntor 2026,u zhvillua manifestimi i gjashtë ndërkombëtar kulturor dhe poetik,me temë “Mërgimi,plagë amtare”Aktiviteti,i organizuar nga BSHASH “Zëri i Mërgimtarit”,nën drejtimin e Trandafile Molla Bajës,bëri bashkë poetë,krijues dhe dashamirës të artit e kulturës shqiptare,në një veprimtari kushtuar emigracionit,mallit për atdheun dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.
Në qendër të këtij manifestimi ishte fjala poetike,përmes së cilës krijuesit përcollën përvojat,emocionet dhe mesazhet e tyre mbi emigrimin dhe lidhjen shpirtërore me vendlindjen.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe poetja nga Fieri,Elmira Rama,e cila prezantoi krijimtarinë e saj poetike.Ne mesazhin e saj ajo theksoi se gjuha dhe kultura shqiptare jetojnë edhe përtej kufijve.
Manifestimi u zhvillua në sallën e Këshillit të Provincës së Novarës dhe u nderua me pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit të Provincës,Andrea Crivelli.
Veprimtaria u moderua nga Etleva Rrapa,ndërsa mesazhet e tyre poetike i përcollën krijuesit shqiptarë Adem Xheladini,Hamdi Hysuka,Dan Ibrahimi,Elisabeta Isufi,Vera Istrefaj,Natasha Xhelili dhe Xheladin Mjeku.
Një dimension të veçantë aktivitetit i dhanë edhe nxënësit e shkollës shqipe “Ardhmëria”,Deliza Sadiku,Siara Sadiku dhe Rejana Humolli,nën kujdesin e mësueses Afërdita Bashota.Poezi recituan gjithashtu edhe dy vajzat e ardhura posaçërisht nga Gjermania,Leadrita dhe Elona Mulliqi.
Në këtë takim mori pjesë edhe Giovanni Monopoli,drejtues i Shoqatës së Poezisë në Taranto
Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin kulturor dhe promovimin e gjuhës shqipe,poetja Elmira Rama i dhuroi një botim të saj poetik dygjuhësh, në shqip dhe italisht,Vittoria Gorlës,kuratore e botimeve kushtuar trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit të Novarës.
Manifestimi i gjashtë ndërkombëtar poetik në Novara dëshmoi edhe një herë se,pavarësisht largësisë gjeografike,poezia dhe kultura mbeten ura të rëndësishme që lidhin shqiptarët me gjuhën, identitetin dhe atdheun e tyre.