Zona kodrinore e Lushnjes ku përfshihen njësitë administrative dushk Golem Ballagat Hysgjokaj e Fier-Shegan, 90 % të fondit të tokës bujqësore e kanë të kultivuar me ullinj që përbën të ardhurat kryesore për familjet fermere. Prej afro dy javësh kultivuesit e ullirit kanë nisur vjeljen dhe përpunimin e ullirit për vaj.
Ashtu si edhe fermerët dhe kultivuesit e ullirit në vendin tonë, edhe fermerët e zonës së Darsisë në Lushnje, përballen me probleme të cilat vështirësojnë së tepërmi punën e tyre.
Problemet kryesore që hasen janë:
Mungesa e fuqisë punëtore, pasi nga vëzhgimi ynë në terren në vjeljen e ullirit kanë mbetur vetëm moshat e treta pasi të rinjtë kanë emigruar.
Shumë familje disponojnë një numër të madh ullinjsh dhe do t’u duhet javë apo muaj për t’i vjelë. Në këto kushte, ka lulëzuar dhe krijimi i grupeve të vjeljes të cilat vjelin ullinj por çdo punonjës kërkon 40 deri në 50 mijë lekë të vjetra në ditë, shuma të papërballueshme që shtojnë koston.
Shërbimet vjetore deri në vjeljen e ullirit, që nga punimet, krasitja, spërkatja, plehërimi apo dhe të tjera rëndojnë xhepat e fermerëve.
Prodhimi i këtij viti sipas fermerëve është i mbarë dhe kjo varet nga varietetet si dhe mosha e ullinjve ku këtë vit bujqësor ullinjtë shekullor kanë më pak prodhim sesa ullinjtë e mbjellë dekadat e fundit.
Çmimi aktual i shitjes së vajit të ullirit varnin nga 5 deri në 5.5 mijë lekë të vjetra çka do të thotë i përafërt me shpenzimet totale vjetore për këtë kulturë, ku vitin e kaluar një litër vaj u shit me 7 deri në 8 mijë lekë të vjetra.
Fabrikat e përpunimit të ullirit të çertifikuara në këtë zonë janë të teknologjive të fundit nxjerrin vaj ulliri të cilësisë së lartë ekstra virgjin që pranohet në të gjitha vendet europiane madje, këto fabrika ndihmojnë fermerët për shitjen e produktit.
Sipas parashikimeve çmimi i vajit të ullirit këtë vit do të jetë i ulët për shkak të prodhimit të lartë dhe rënies së çmimit në tregun europian ku në Greqi e Spanjë aktualisht një litër vaj shitet me 3.3 deri në 3.5 auto litri