Hidir zani prej vitesh jurist i Kadastrës së Fierit u arrestua nga policia e fierit pasi me herët gjykata kishte caktuar me kërkesë të prokurorisë masën “arrest me burg”. 56 vjeçari u arrestua në kuadër të hetimeve të operacionit “stolen land” që zbuloi një valë shkeljesh në kadastrën e Fierit dhe çoi në arrestimin e dy ish drejtuesve, disa specialistëve dhe 6 milionë euro të sekuestruara.
Hetimi i prokurorisë së Fierit mbi skandalet në kadastër, ka zbardhur deri tani dy skema mashtrimi dhe tjetërsimi pronash ku siperfaqje toke prej 2000 ha në Seman dhe Levan u tjetërsuan dhe çertifikuan duke iu dhënë personave që nuk ishin pronarë të vërtetë. Në Seman përfituesi kastriot hasko arriti që me ndihmën e juristëve të kadastrës dhe ish drejtuesve, të përfitonte tokë me vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit të Pronave kurse Ervin Habili përfituesi i tokave në Levan, përfitoi nga KKP edhe kompensimin financiar edhe tokën për të cilën ishte dhënë vendimi i kompensimit.
Prokuroria e kishte paralajmëruar zgjerimin e arrestimeve kur arrestoi ish drejtuesit Bardhyl Kapaj, Ertis Shehun dhe një jurist të Kadastrës, duke bërë të ditur se hetimet për bashkëpuntorë të tjerë vazhdojnë. Mbetet për t,u zbardhur roli i juristit Zani teksa për ish drejtuesit shpërdorimi o detyrës qëndronte në mos verifikimin e vërtetësisë së vendimeve të KKP
Hidir zani prej vitesh jurist i Kadastrës së Fierit u arrestua nga policia e fierit pasi me herët gjykata kishte caktuar me kërkesë të prokurorisë masën “arrest me burg”.