TETORI ROZË NË LUSHNJË – “DUAJE VETEN, ÇDO DITË VLEN PËR JETËN TËNDE”.

Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sjell çdo vit në vëmendje rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gruas. Kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë hapa jetësorë në përballimin e kësaj sëmundjeje. Gratë dhe vajzat duhet ta vendosin shëndetin prioritet, duke kryer kontrolle te mjeku gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajin e ndërgjegjësimit.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë, organizoi një aktivitet sensibilizues me moton: “Duaje veten! Kontrollohu në kohë! Çdo ditë vlen për jetën tënde!”.

Aktiviteti nisi me një referim nga drejtuesja e keti aktiviteti , e cila përcolli mesazhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e kontrolleve dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.

Më pas, fjalën e mori drejtori i Spitalit të Lushnjës, Denis Korreshi, i cili përcolli mesazhin e tij për ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë të kancerit të gjirit.

Në vijim, mjekët e lagjeve dhe psikologët theksuan se gratë nuk duhet të neglizhojnë kontrollet dhe duhet të kërkojnë këshillim mjekësor për çdo shqetësim.

Emocione dhe mesazhe shprese përcollën Vjollca Hamzaj dhe Donika Prifti, të cilat rrëfyen përvojat e tyre në përballjen me kancerin e gjirit, sfidat e kaluara dhe forcën për të vijuar jetën. Ato u bënë thirrje grave të kujdesen për veten dhe të mos neglizhojnë shëndetin.

Në përfundim, drejtoresha e NJVKSH-së Lushnjë, Alba Beja, falënderoi pjesëmarrësit dhe stafin për angazhimin në këtë nismë sensibilizuese.

Tetori Rozë na kujton se kontrolli është dashuri për veten. -Duaje veten, kontrollohu në kohë, sepse çdo ditë vlen për jetën tënde-!

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033