BLETËRRITËSIT PËRGATITEN PËR DIMËRIMIN E BLETËVE

Me përfundimin e sezonit të prodhimit të mjaltit, bletërritësit kanë nisur përgatitjet për dimërimin e kolonive,një proces i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të bletëve dhe sigurimin e prodhimit në sezonin e ardhshëm.
Bletërritësi Ferdinand Muskaj,me përvojë shumëvjeçare në këtë sektor dhe drejtues i suksesshem i bletarisë “Muskaj”,po përgatit kosheret për t’i transferuar nga zona përreth Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në Fier,drejt Dhërmiut.
Përpara zhvendosjes së koshereve,ai po vlerëson gjendjen e kolonive pas sezonit të prodhimit të mjaltit,duke u siguruar rezervat e nevojshme ushqimore për të përballuar muajt e ftohtë. Kujdes i veçantë i kushtohet edhe trajtimeve dhe mirëmbajtjes së koshereve,për të krijuar kushtet e duhura për mbijetesën dhe zhvillimin e kolonive.
Por,përtej përgatitjeve teknike,dimërimi shoqërohet edhe me kosto të konsiderueshme. Sipas bletërritësit Muskaj, rritja e shpenzimeve për ushqimin e bletëve, trajtimet dhe mirëmbajtjen e koshereve e vështirëson gjithnjë e më shumë zhvillimin e këtij aktiviteti.

Bletërritësi e konsideron të pamjaftueshme mbështetjen që përfiton nga skemat e subvencionimit,duke theksuar nevojën për politika më mbështetëse për bletarinë,një sektor që luan rol të rëndësishëm jo vetëm në prodhimin e mjaltit,por edhe në ruajtjen e biodiversitetit dhe pjalmimin e bimëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033