INTERVISTA E DITES ME GENTIAN ÇELA PĚR MBËSHTETJEN E PROTESTËS SË STUDENTËVE

Në një intervistë ekskluzive për TV Apollon, me gazetarin Ndriçim Gjoshin, kryetari i Partisë Demokratike, dega Lushnjë, Gentian Çela, ka folur për situatën e tensionuar politike në vend dhe dhunën e raportuar gjatë protestave të studentëve.

Çela ka dënuar ndërhyrjet e policisë ndaj qytetarëve, studentëve dhe adoleshentëve, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe duke kërkuar reagim të menjëhershëm për parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve.

Gjatë intervistës, kreu i demokratëve të Lushnjës ka theksuar nevojën për mbështetjen e protestës studentore nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë, duke bërë thirrje që e shtuna të shndërrohet në një ditë solidariteti me studentët.

Çela u ka bërë gjithashtu thirrje deputetëve të Lushnjës dhe Divjakës, pjesë e Parlamentit shqiptar, të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të mos ndikohen nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qytetarët dhe studentët kërkojnë ndryshim politik dhe largimin e asaj që ai e cilëson si një narkoshtet.

Në përfundim, Gentian Çela u ka bërë thirrje qytetarëve të Lushnjes tĕ bashkohen në protestë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe ndalimin e dhunës ndaj protestuesve dhe studentëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033