Bashkia Fier ka përfunduar punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor Topojë –Shën Pjetër, një investim i rëndësishëm infrastrukturor në Njësinë Administrative Seman.
Ndërhyrja,e përfshirë në planet e investimeve publike të Bashkisë Fier, synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonës ka thene per tv Apollon kryetari i fshatit Shenpjeter.Sipas tij ky segment ka rëndësi të veçantë për komunitetin, pasi mundëson akses më të mirë drejt varrezave publike të Shën Pjetrit, lehtëson transportin e produkteve bujqësore nga tokat drejt magazinave dhe tregjeve, si dhe lëvizjen e nxënësve drejt shkollës së Topojës dhe zhvillon jetën ekonomike dhe shoqërore të zonës.
Kjo rrugë e re me gjatësi 2 kilometer e ndërtuar dhe asfaltuar në segmentin Topojë–Shën Pjetër, ka krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë mes zonave duke e lehtësuar lëvizjen e banorëve nga shkurtimi i distancës dhe ka shmangur përballjen e përditshme me aksin kryesor Fier–Seman për kategori të rëndësishme të komunitetit dhe veçanërisht për nxënësit që ndjekin mësimin në shkollën e Topojës dhe per familjarët qe percjellin per ne banesën e fundit te afermit qe nderrojne jete në varrezat publike të Shën Pjetrit kanr thene banoret e Topojes dhe Shenpjetres..
FIER, PËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS TOPOJË–SHËN PJETËR.