Dy aksidente të ndodhura pothuaj në të njëjtën kohë në autostradën Fier Lushnje në afërsi të Savrës në largësi joç shumë se 200 metra

Dy aksidente të ndodhura pothuaj në të njëjtën kohë në autostradën Fier Lushnje në afërsi të Savrës në largësi joç shumë se 200 metra nga njëra tjetra. Aksidenti i parë ka ndodhur teksa një automjet tip ford që udhëtonte në drejtim të Lushnjes është përplasur me barrierën e hekurt të autostradës ku udhëtonin dy persona. Si rezultat i përplasjes drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital me lëndime të shumta duke i transportuar nga ambulanca me urgjencë. Një prej gomave të para të mjetit ka mbetur në pikën e përplasjes ndërsa automjeti ka ikur rreth 200 metra më tutje për inerci.
Aksidenti i dytë ka qenë po në autostradë ku mjeti tip fiat me të cilin udhëtonin dy turiste franceze është përplasur nga pas nga një kamionçinë. Si rezultat i përplasjes ka dëme materjale dhe dy turistet franceze kanë shpëtuar pa lëndime serioze.
Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin e aksidenteve dhe zbardhjen e shkaqeve të tyre duke disiplinuar njëkohësisht dhe trafikun e rënduar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033