TOPOJE,QUMËSHTI SHITET NËN KOSTO, BLEGTORET PËRBALLEN ME MUNGESËN E TREGUT

Mbajtja e bagëtive dhe puna në blegtori vijojnë të përballen me një prej problematikave më të ndjeshme,mungesën e tregut të qëndrueshëm, çmimit nen kosto dhe pa interes për prodhuesin.
Blegtori nga Tropoja, Besnik Reshlani, i cili mbarështon lopë dhe dele, tregon për vështirësitë me të cilat përballet në shitjen e qumështit. Sipas tij, pikat e grumbullimit në shumë raste e marrin qumështin me çmime sipas tij nën koston e prodhimit, duke përmendur një çmim rreth 50 lekë për litër.
Për një blegtor, thotë Reshlani, ky çmim e vështirëson ndjeshëm mbulimin e kostove të ushqimit, mirëmbajtjes dhe kujdesit për kafshët.
Besnik Reshlani është përfitues i fondeve të mbështetjes nga skemat qeveritare për blegtorinë,por ai ngre shqetësimin se, përtej mbështetjes financiare përmes skemave të subvencionimit,nese mbetet e pazgjidhur çështja e tregut dhe e çmimit me të cilin produkti i blegtorëve shitet në pikat e grumbullimit dhe përpunimit ky sektor perballet me veshtiresi.
Mbështetja për blegtorinë sipas tij nuk lidhet vetëm me fondet që jepen për prodhimin, por edhe me mundësinë që ky prodhim të ketë një treg dhe një çmim të drejtë.

Qumështi, një prej produkteve bazë të konsumit, sipas blegtorit nga Tropoja ,Reshlani, po blihet në nivele që nuk pasqyrojnë kostot reale të prodhimit. Për këtë arsye, ai kërkon më shumë vëmendje nga institucionet përgjegjëse, veçanërisht për funksionimin e tregut dhe mbrojtjen e interesit të prodhuesit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033