Mbeturinat në Lushnje, një tjetër shqetësim që kërkon transparencë!

Sekretari politik i degës së Partisë Demokratike në Lushnje dhe kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak Lushnjë, Klement Çela, përmes rrjetit sociale ka denoncuar një tjetër pikë ku, sipas tij, Bashkia e Lushnjës po depoziton mbetje.

Çela shprehet:

“E dimë që te Landfilli i Fierit nuk ka më vend dhe kjo tashmë është e faktuar. Por kurrsesi ish-Rezervat e Shtetit nuk mund të kthehen në rezerva mbeturinash, gjoja të gjelbra!

Kryetarja e Bashkisë duhet të dalë publikisht dhe të sqarojë këtë situatë.”

Në të njëjtën kohë, edhe deputeti i PD-së për Lushnjën, Saimir Korreshi, ka publikuar pamje që, sipas tij, tregojnë mbetje të depozituara në këtë zonë, duke ngritur shqetësimin për ndotjen e mjedisit.

Sipas Çelës, depozitimi i mbetjeve ka nisur të bëhet gjatë natës, ndërsa ai shprehet se do të vijojë t’i dokumentojë dhe t’i denoncojë këto raste gjatë ditës.

Ku po depozitohen mbetjet e Lushnjës dhe a po respektohen rregullat për mbrojtjen e mjedisit?

Qytetarët meritojnë transparencë dhe një përgjigje publike nga Bashkia e Lushnjës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033