RRUGËT SHQIPTARE PËRBALLË MBI 1.1 MILION MJETEVE.

Mbi 1.1 milion mjete të llojeve të ndryshme qarkullojnë tashmë në rrugët shqiptare. Shifra në rritje e automjeteve ngre pikëpyetje nëse infrastruktura rrugore e vendit është në gjendje të përballojë këtë fluks dhe, mbi të gjitha, të garantojë sigurinë e drejtuesve dhe pasagjerëve.

Të dhënat dhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet ku infrastruktura rrugore dhe standardet e sigurisë vijojnë të kenë problematika. Rritja e numrit të mjeteve kërkon jo vetëm më shumë kapacitete rrugore, por edhe standarde më të larta për mirëmbajtjen, sinjalistikën dhe sigurinë.

Në shumë akse rrugore, sinjalistika mbetet një problem i evidentuar, duke e vështirësuar orientimin dhe lëvizjen e drejtuesve, veçanërisht gjatë natës apo në kushte të vështira atmosferike.

Shqetësimi nuk lidhet vetëm me rrugët publike. Edhe në disa prej akseve rrugore me pagesë, të menaxhuara nga operatorë privatë, drejtuesit ngrenë pikëpyetje për nivelin e standardeve dhe sigurisë, krahasuar me praktikat që zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Me mbi një milion mjete në qarkullim, sfida për Shqipërinë nuk është më vetëm ndërtimi i rrugëve të reja, por përshtatja e të gjithë infrastrukturës me një trafik që sa vjen e rritet, duke vendosur sigurinë rrugore në qendër të investimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033