Përfaqësuar në gjykim nga Prokurori i çështjes
Z. Skerdi Sinanaj;
I arrestuar: M.S, i mbrojtur në gjykim nga mbrojtësi i zgjedhur me deklarim në
seancë Av. Rozeta Plaku,
I dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim
detyre” dhe “Pornografia”, të parashikuar nga nenet 108/a prg.2, 248
dhe 117 prg.3, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Objekti: 1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën
hetim M.S.
- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës
Penale, për personin nën hetim M.S.
Baza Ligjore: Neni 228, 230, 238, 244, 251, 252, 258, dhe 259 të Kodit të
Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim gjykimit të zhvilluar në prani të Prokurorit, në prani të personit të arrestuar dhe
mbrojtësit të tij ligjor, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çështjes, çmoi dhe vlerësoi provat e
marra në seancë gjyqësore, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 259 të Kodit të Procedurës
Penale:
VENDOSI: - Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim M.S, i dyshuar për
kryerjen e veprave penale të “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”,
të parashikuar nga nenet 108/a prg.2, 248 dhe 117 prg.3, të K.Penal. - Caktimin ndaj personit nën hetim M.S, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. - Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Fier në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.