RIKONSTRUKTOHET KOPSHTI DHE ÇERDHJA NË LAGJEN “29 NËNTORI” NË FIER

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të objektit Kopsht dhe Çerdhe në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit.Ky investim synon përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt, funksional dhe bashkëkohor për fëmijët.
Projekti parashikon një ndërhyrje tërësore në objekt, duke përfshirë restaurimin e suvatimeve, rikonstruksionin e çatisë, si dhe ndryshime konstruktive në dhomat dhe ambientet e brendshme,ndersa hapësirat do të përshtaten sipas standardeve bashkëkohore, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve eshte shprehur drejtuesit teknik i punimeve,Thanas Çuko.
Sipas te njejtit burim rikonstruksioni i këtij institucioni parashkollor vjen si një ndërhyrje e rëndësishme për komunitetin e lagjes “29 Nëntori”,që fëmijët të kenë një ambient më modern, të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tyre.

Afati i përcaktuar për përfundimin e punimeve është 9 muaj por mendohet te perfundoj perpara kohes se percaktuar ne projekt ka thene drejtuesi teknik i punimeve.Vlera totale e investimit është 44.6 milionë lekë të reja, me TVSH,finacuar nga ardhurat e Bashkisë Fier.
Pas përfundimit të rikonstruksionit, kopshti dhe çerdhja e lagjes 29 Nentori pritet të ofrojnë ambiente dhe kushte bahdkekohore për fëmijët dhe stafin e këti institucioni edukativ dhe arsimor parashkollor që do te shërbej për kujdesin, mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033