Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vijon proçesi i kompensimit të fermerëve përmes autofaturës.
Gjatë periudhës 1 korrik – 31 gusht 2026, janë dorëzuar online 4,104 aplikime për kompensim, nga të cilat 2,906 janë miratuar, ndërsa 1,016 janë në proçes shqyrtimi.
Shuma totale e kompensimit prej 10% arrin në 10 milionë euro. Tatimet kujtojnë fermerët se mund të aplikojnë online përmes e-Filing, për të përfituar kompensimin që u takon.
Aplikimet për kompensimin e TVSH-së nisën më 1 Korrik 2026. Aplikimet kryhen përmes sistemit e-Filing, për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT.
Pas hyrjes në e-Filing fermerët duhet të plotësojnë te rubrika “Detajet e bankës” të dhënat e llogarisë bankare me numrin IBAN.
Pas plotësimit të kërkesës, në sistem fermerit do t’i shfaqen autofaturat e periudhës janar-qershor, të cilat duhet të identifikohen nga fermeri.
Pas identifikimit të autofaturave, sistemi do të llogarisë automatikisht vetë shumën totale të autofaturave dhe shumën e përfitimit të kompensimit 10%. Po ashtu, sistemi kontrollon afatin, faturat dhe llogarinë para se ta pranojë.
Qëllimi i kësaj skeme është të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në sektor.