Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:30. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me inicialet Mikail Kastlli 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit me të cilin udhëtonte.
Për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, 31-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit