SARANDË – ZJARR I FUQISHËM NË QAFË GJASHTË.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e së mërkurës zonën e Qafë Gjashtë, në hyrje të qytetit të Sarandës, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Ngjarja është shënuar rreth orës 16:15, në krahun e majtë të rrugës, pranë zonës ku ndodhet terminali i ri. Flakët përfshinë një pjesë të zonës kodrinore, të mbuluar me pisha, shkurre dhe bimësi të dendur.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat dhe mjetet zjarrfikëse, ndërsa në terren janë angazhuar edhe shërbimet e Policisë së Shtetit.

Terreni i thyer dhe mungesa e aksesit për mjetet zjarrfikëse kanë penguar ndërhyrjen nga afër. Një re e dendur tymi ka mbuluar zonën, ndërsa shkurret dhe bimësia vijuan të digjen.

Situata është bërë veçanërisht shqetësuese për shkak të afërsisë së flakëve me banesat. Ku zona u rrezikua pasi ndodhen disa ndërtesa shumëkatëshe , nuk raportohet që flakët të kenë përfshirë ndonjë prej tyre.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur edhe helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të neutralizuar vatrat më problematike.

Ndërhyrja nga toka dhe ajri ka dhënë rezultat. Situata në zonën e Qafë të Gjashtës raportohet tashmë në përmirësim, zjarri shkoj drejt shuarjes.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për eliminimin e vatrave të mbetura dhe për të parandaluar riaktivizimin e flakëve, ndërsa ekipet në terren monitoruan situatën.

Prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe zonave të banuara, pas një ndërhyrjeje intensive, zjarri shkoi drejt shuarjes përfundimtare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033