Shtrenjtohet kilogrami i domates në tregjet e pakicës.

Në kulmin e muajit gusht, kur tregjet kërkojnë çdo ditë produkte të freskëta për konsumatorët, një prej perimeve më të përdorura në tryezat shqiptare po shitet me çmim më të lartë.

Bëhet fjalë për domaten, e cila në tregjet e pakicës tashmë kushton nga 120 deri në 180 lekë të reja për kilogram, në varësi të cilësisë.

Domatja është një prej produkteve kryesore të sezonit veror dhe konsumohet gjerësisht në sallata dhe gatime të ndryshme. Por rritja e çmimit ka nisur të ndihet në buxhetin e familjeve.

Në disa tregje të fruta-perimeve, konsumatorët shprehen se çmimet janë të larta, ndërsa për pensionistët dhe familjet me të ardhura më të ulëta, blerja e produkteve të përditshme po bëhet gjithnjë e më e vështirë ku tregun me prodhimin e domates tashme e dominion prodhimet te cilat vin nga fushat e ķorçes.

Rritja e kërkesës gjatë muajit gusht, e lidhur edhe me sezonin turistik, është një prej faktorëve që ndikon në treg. Ndërkohë, çmimi ndryshon edhe në varësi të cilësisë dhe origjinës së produktit.

Për tregtarët, domatja vijon të jetë një nga produktet që dominojnë shitjet në këtë periudhë, ndërsa për konsumatorët çmimi i saj po kthehet në një shqetësim të përditshëm.

Në një sezon kur kërkesa për produktet e freskëta është në rritje, një kilogram domate tashmë mund të kushtojë deri në 180 lekë të reja, duke e bërë gjithnjë e më të ndjeshme rritjen e çmimeve në tryezën e konsumatorit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033