Një 51-vjeçar nga fshati Selitë i Mallakastrës ka rënë nga një lartësi prej rreth 50 metrash, teksa dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji pranë fshatit.
Familjarët e kanë gjetur të plagosur pasditen e sotme dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 51-vjeçarit nga terreni i vështirë.
Fatmirësisht, ai ka mbijetuar, por ka pësuar disa fraktura. I dëmtuari po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Mallakastër/ 51-vjeçari bie nga 50 metra lartësi, shpëtohet nga zjarrfikësit