Një shtetas që vuante dënimin në burgun e Fierit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Burime prane IEVP Fier thanë se shtetasi 49 vjeç kishte kërkuar ndihmën mjekësore teksa ndodhej brenda qelisë dhe ka humbur ndjenjat pasi u transferua ne infermieri. Menjëherë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Fierit por mjekët konstatuan vdekjen e tij. Ka nisur hetimi për te zbardhur rrethanat e vdekjes së të dënuarit. Ai ishte transferuar disa muaj më parë nga burgu 317 i Tiranës dhe ishte dënuar nga GKkO për pastrim të produkteve të veprës penale me 10 vjet burg
Malasi ndodhej në burg që prej 26 tetorit të 2023-it pasi ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe për “Grup të strukturuar kriminal”. Ai ishte dënuar me tetë vite burg dhe i kishin mbetur për të kryer edhe 3 vite të tjera..
U dergua me ambulance në spital por nuk mbiejetoi, vdes i denuari në burgun e Fierit. Ardian Malasi pretendoi pafajësinë deri ne fund