24 gushti, dita e kujtesës për vuajtjet në internim në kampet e Savrës, Gjazës, Kosovës së madhe, plukut thanës etj

24 gushti, dita e kujtesës për vuajtjet në internim në kampet e Savrës, Gjazës, Kosovës së madhe, plukut thanës etjerë është përkujtuar me disa aktivitete të mbajtura në lushnje. Këtë ditë, me këtë rast merrni pjesë në një tur veprimtarish të persekutuar të regjimit totalitar, përfaqësues të bashkisë dhe kryetarja Eriselda Sefa si edhe presidenti i republikës Bajram Begaj.
Aktivitetet nisën më Lushnje në memorialin e kujtesës ku i vendosën kurora me lule në memorjalin që përkujton vuajtjet e kësaj shtrese. Akticitetet vijuan në Savër një ndër qëndrat kryesore të internimeve në Lushnje. Në sheshin e Savrës ku ndodhet dhe memoriali i kujtesës me emrat e të internuarve aktiviteti filloi me përshëndetjet. Gentjana Sula drejtoresha e autoritetit të dosjeve i shpreh para të pranishmëve tha se dita e kujtesës duhet të shërbejë për të plotësuar dhe trasmetuar vuajtjet e kësaj shtrese gjatë regjimit komunist

Bajram Begaj presidenti i republikës duke falenderuar për këtë ditë kujtese e cila duhet të shërbejë për të mos harruar kalvarin e vuajtjeve të internimeve dhe persekutimeve, i shpreh se këto vende duhet të na bëjnë të mos harrojmë

Eriselda Sefa kryetare e bashkisë ka përmendur faktin se në Savër do të ngrihet një muze për të pasqyruar historinë

Ethem Fejzullahu kr i shoqatës kombëtare të të përndjekurve antikomunistë kërkoi nga presidenti të vihet në vend dinjitetin i të internuarve dhe të dëmshpërblehen me pensione speciale si ish ushtarakët për vitet e vuajtjeve

Kryetari i shoqatës së të internuarve dhe të përndjekurve Lushnje
Shpëtim Brahamaj ka kërkuar rishikimin e historisë që në tekstet shkollore të shkruhet edhe jeta e të internuarve

Më pas të pranishmit kanë vizituar ekspozitën e kanë parë nga afër barakat ku kanë jetuar të internuarit.
Aktivitetet kanë vijuar në fshatin Gjazë, Kosovë e madhe, Pluk, vende regjimi komunist i ka përdorur për internimin e kundërshtarëve politike.
Aktivitetet vazhduan në Gjazë, ku kenë memorjalit të Ernest Koliqit deputeti Sajmir Korreshi u shpreh se ka shumë vende në Lushnje që duhet të shërbejnë për të ruajtur kujtesën për vuajtjet e të internuarve
Sinkron Saimir Korreshi
Përfaqësues të internuarve kanë vijuar edhe në vende të tjera internimi I Kosova e madhe dhe Pluku.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033