Një pushues 19 vjecar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e së hënës në plazhin e Shëngjinit.

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën mesditën e së hënës në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në zonën e Kunes, ku shtetasi kosovar i identifikuar me inicialet Sh. S., 19 vjeç, dyshohet se është mbytur ndërsa po lahej në det.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, teksa është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg. Trupi i pajetë është transportuar menjëherë në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të dokumentuar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033