Kushdo që mbërrin në qytetin e Lushnjës, duhet të ndalet për pak çaste në një prej destinacioneve që ruan dhe rrëfen historinë e Myzeqesë dhe të Shqipërisë.
Muzeu Historik i Lushnjës është një hapësirë ku e shkuara vjen në të tashmen përmes objekteve, dokumenteve, fotografive dhe dëshmive që kanë mbetur ndër vite.
Këtu, çdo objekt ka një histori dhe çdo dëshmi përcjell një mesazh për brezat. Traditat, kultura, jeta e përditshme dhe figurat që kanë lënë gjurmë në këtë trevë, janë pjesë e një pasurie që ruhet brenda ambienteve të muzeut.
Një vizitë në këto ambiente është një mundësi për të rinjtë, por edhe për çdo moshë, për të njohur më nga afër historinë dhe kulturën e një zone me një identitet të veçantë shpesh muzeu vizitohet nga turist Italian dhe qytetar te ndryshem apo emigrant te cilet nuk e kan vizituar ndonjëhere duke ndjekur cdo pavion me kureshtje .
Përmes eksponateve, vizitorët mund të udhëtojnë në kohë dhe të zbulojnë se si kanë jetuar, punuar dhe festuar brezat para nesh.
Muzeu nuk është thjesht një godinë me objekte të vjetra. Ai është një kujtesë e gjallë e një qyteti dhe e një treve që ka ruajtur ndër vite traditat dhe kulturën e saj.
Për çdo vizitor që zgjedh ta përfshijë në guidën e tij, ky muze është një mundësi për të mësuar më shumë mbi Lushnjën dhe Myzeqenë, por edhe për të kuptuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Një ndalesë në Muzeun Historik të Lushnjës është më shumë se një vizitë. Është një udhëtim në kohë, një mënyrë për të njohur të shkuarën dhe për ta përcjellë atë tek brezat që vijnë.
Sepse historia nuk jeton vetëm në libra… ajo ruhet edhe në çdo objekt, fotografi dhe dëshmi që vazhdon të flasë brenda këtij muzeu.