Trashëgimia kulturore në verë, monumentet që kërkojnë më shumë vëmendje!Interviste me priftin e Kishes se Metamorfozes At.Ilia Zaka ne Agim.

Sezoni turistik i verës nuk lidhet vetëm me plazhet dhe destinacionet natyrore. Në këtë periudhë, vëmendje të veçantë meritojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore, të cilat mbartin historinë, traditën dhe identitetin e një zone.
Në fshatin Agim, të Njësisë Administrative Libofshë, një prej objekteve me rëndësi është Kisha e Metamorfozës, një dëshmi e trashëgimisë fetare dhe kulturore të kësaj treve.
Në këtë kronikë prifti i kishës, At Ilia Zaka, sjell në vëmendje historinë dhe rëndësinë e këtij monumenti, por edhe nevojën për më shumë kujdes dhe mirëmbajtje të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Përtej vlerave fetare, këto monumente janë pjesë e historisë së komuniteteve dhe mund të jenë një pikë e rëndësishme për vizitorët që kërkojnë të njohin më nga afër historinë dhe kulturën e zonës.
Por ruajtja e tyre kërkon angazhim të vazhdueshëm, jo vetëm gjatë sezonit turistik. Mirëmbajtja, evidentimi dhe promovimi i monumenteve do të ndihmonin që këto dëshmi të së kaluarës të njihen nga brezat e rinj dhe të përfshihen më shumë në itineraret turistike.
Nga Kisha e Metamorfozës në fshatin Agim, mes historisë dhe besimit, mesazhi i At.Ilia Zaka eshte i qarte ,se trashëgimia kulturore nuk është vetëm e së shkuarës, por një pasuri që duhet ruajtur dhe përcjellë te brezat që vijnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033