Flakët jashtë kontrollit ne Lurë, rrezikojnë banesa të banuara

Vazhdon situata kritike nga zjarret në Lurë. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesa të banuara në zonë.

Mbi 170 forca janë angazhuar në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, forcat e ushtrisë dhe policia. Ndërkohë, në Lurë kanë mbërritur edhe dy avionë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme, pasi janë evidentuar disa vatra në zona të ndryshme. Për shkak të situatës së rënduar, prej ditës së djeshme në Lurë ka qëndruar edhe një ambulancë me staf mjekësor.

Raportohet se një person është lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.

Në terren prej tre ditësh ndodhet edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, i cili po ndjek nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e zjarreve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033