Buka është një nga ushqimet më të pranishme në tryezën e shqiptarëve. Por prej vitesh, mënyra e prodhimit, përbërja dhe kontrolli mbi cilësinë e saj kanë ngritur pikëpyetje te konsumatorët.
Shqetësimit për përdorimin e ngjyruesve i shtohet edhe përdorimi i majasë në procesin e prodhimit. Në disa raste, konsumatorët ngrenë dyshime për përdorim të tepruar të majasë, që mund të ndikojë në mënyrën se si fryhet dhe zmadhohet buka. Megjithatë, vetëm pamja apo volumi i bukës nuk mjafton për të përcaktuar sasinë e majasë së përdorur dhe kjo mund të verifikohet me analiza të procesit dhe të produktit.
Një tjetër shqetësim është kontrolli i sigurisë ushqimore. Konsumatorët kërkojnë më shumë transparencë dhe kontrolle të rregullta nga institucionet shtetërore për produktet që konsumohen çdo ditë.
Veçanërisht buka e zezë, e cila shpesh konsiderohet më e shëndetshme se buka e bardhë, kërkon kujdes në përzgjedhje. Ngjyra e errët nuk është gjithmonë garanci se kemi të bëjmë me bukë integrale.
Një ekspert i industrisë ushqimore ka treguar edhe një mënyrë të thjeshtë për të kontrolluar nëse buka mund të ketë ngjyrues.
Mjafton të marrim një copë bukë dhe ta vendosim në ujë për rreth 10 minuta. Nëse buka lëshon ngjyrë dhe uji ndryshon dukshëm ngjyrën, kjo mund të jetë një shenjë për praninë e ngjyruesve.
Por përtej testeve që mund të bëjë vetë konsumatori, mbetet pyetja: sa rigoroz është kontrolli institucional mbi sigurinë dhe cilësinë e bukës?
Kontrollet shtetërore, analizat laboratorike dhe transparenca duhet të jenë garancia për konsumatorin, në mënyrë që ai të mos detyrohet të zbulojë vetë se çfarë përmban ushqimi që vendos çdo ditë në tryezë.
Në fund, këshilla është e thjeshtë: mos u bazoni vetëm te ngjyra apo madhësia e bukës. Dhe përbërësit dhe transparencë për sigurinë e ushqimit.