Kapen disa skafe pa dokumentacion në Sarandë, gjobiten drejtuesit

Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, kanë konstatuar mbasditen e kësaj të enjteje 5 mjete lundruese të llojit skaf plastik, pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord. 

Janë ndaluar dhe gjetur pa dokumentacion skafet “Rolex 1” me drejtues K. D, “Hans 1” me drejtues A. A, “Noens-S” me drejtues E. B, “Venus” me drejtues E. Sh dhe “Brizo” me drejtues “A. I”. Të pesë drejtuesit e mjeteve lundruese janë gjobitur me 10.000 lekë secili, në përputhje me dispozitat e legjislacionit nw fuqi.

Të gjitha mjetet e gjobitura u bë bllokimi i tyre deri në likujdimin e masave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033