Fasulja e Libofshës, shija e traditës dhe vlera e tokës në Myzeqe.

Në tokat pjellore të Myzeqesë, puna e fermerëve vijo të ruajë një prej produkteve më tradicionale të zonës. Është fasulja e Libofshës, një produkt vendas i njohur për shijen dhe cilësinë e tij.

E kultivuar me përkushtim nga fermerët e Libofshës, në Fier, fasulja është më shumë se një prodhim bujqësor. Ajo është pjesë e traditës dhe e tryezës shqiptare, një shije që përcillet brez pas brezi.

Pas çdo kokrre fasuleje qëndron puna e fermerëve, nga përgatitja e tokës dhe mbjellja, deri te kujdesi për bimën dhe mbledhja e prodhimit. Janë duart e arta të fermerëve që e kthejnë pasurinë e tokës së Myzeqesë në një produkt që mbërrin në tryezat tona.

Fasulja e Libofshës mbetet një nga prodhimet që dëshmon potencialin e bujqësisë vendase dhe vlerën e tokës së kësaj zone.

Për fermerët, kultivimi i saj është një traditë që duhet ruajtur, ndërsa për konsumatorët, një produkt vendas që sjell në tryezë shijen autentike të Myzeqesë.

Nga tokat e Libofshës në tryezat shqiptare, fasulja vijon të mbajë gjallë shijen e traditës, punën e fermerëve dhe pasurinë e tokës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033